Shtëpia e Bardhë: Takime mes zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë për krizën në Gaza

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan do të takohet sërish me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant për herë të dytë. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se ky takim vjen teksa administrata Biden vazhdon t’i kërkojë Izraelit të bëjë më shumë për të frenuar fluksin e viktimave civile në Gaza.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit, i cili ka thënë se dëshiron të përsërisë 7 tetorin derisa Izraeli të asgjësohet, sepse ne nuk mund të presim që Izraeli të pranojë një situatë në të cilën qytetarët e tyre të vazhdojnë të jetojnë nën një kërcënim aktiv”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.
Sipas Shtëpisë së Bardhë duhet që Izraeli të bëjë gjithçka që është e mundur për të “parandaluar viktimat civile dhe për të kryer operacione sa më strategjike dhe saktë të jetë e mundur dhe për të synuar operacione për të mbrojtur civilët, përfshirë në Rafah”.
Pas takimit të së hënës, Jean-Pierre tha se këshilltari i sigurisë kombëtare “përshëndeti angazhimin e ministrit Gallant për të ndërmarrë hapa shtesë për të adresuar krizën humanitare në Gaza”.
Takimi i së hënës me Gallant mori një rëndësi të re pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tërhoqi anuloi udhëtimin e një delegacioni për në SHBA për të diskutuar operacionet në Rafah, teksa përmendi edhe votën abstenuese të SHBA-së në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim në Gaza.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




