Ministrja e Jashtme gjermane: Situata në Gaza, një ferr i vërtetë

Botë | 3 vite më parë

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka deklaruar se situata humanitare në Gaza është një ferr i vërtetë.

Baerbock  e bëri këtë deklaratë teksa ishte në një udhëtim në Lindjen e Mesme, ku takoi zyrtarë izraelitë dhe palestinezë.

Duke folur në Tel Aviv, kryediplomatja gjermane theksoi se organizatat ndërkombëtare duhet të jenë në gjendje të dërgojnë ndihma në Gaza pa pengesë.

Baerbock shti gjithashtu se Gjermania ka rritur fondet për Programin Botëror të Ushqimit me 10 milionë euro.

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të dërgojnë ndihma nga ajri në Rripin e Gazës.

Reagimi i SHBA-ve ka ardhur pasi Hamasi u bëri thirrje që t’i jepnin fund dërgimit të ndihmave nga ajri, duke thënë se njerëzit po mbyten në det dhe duke shkelur njëri-tjetrin teksa nxitojnë të marrin pakot me ndihma.

Sipas Hamasit, 18 persona kishin vdekur, 12 prej tyre u mbytën, ndërsa përpiqeshin të kishin akses në furnizimet ushqimore që hidheshin nga ajri.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme