Sekretari amerikan i Mbrojtjes e quan Gazën një ‘katastrofë humanitare’

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin e ka quajtur situatën në Gaza një “katastrofë humanitare” dhe tha se është një imperativ moral dhe strategjik për të mbrojtur civilët palestinezë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Austin i bëri këto komente përpara një takimi me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant në Pentagon në Uashington sot.
Sipas raporteve të mediave amerikane, Gallant pritet të kërkojë më shumë armatime dhe pajisje amerikane për të mbështetur luftën e Izraelit në Gaza – një kërkesë që është nën një shqyrtim intensiv nga ligjvënësit amerikanë dhe ata që kundërshtojnë administratën e Presidentit, Joe Biden.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




