147 të arrestuar në Turqi, dyshohen për lidhje me grupin terrorist ISIS

Europë | 3 vite më parë

Policia turke arrestoi të martën 147 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë me organizatën terroriste të Shtetit Islamik (ISIS).

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Jerlikaja (o. Yerlikaya) tha se “operacioni u krye njëkohësisht në 30 provinca” të vendit. Autoritetet sekuestruan dokumente dhe aparate të ndryshme regjistrimi, shtoi ministri turk.

“Ne organizojmë operacione në 365 ditë të vitit, në katër stinë, 12 muaj ditë e natë. Lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri derisa të neutralizohet edhe terroristi i fundit,” u shpreh ministri Jerlikaja.

Që nga prilli i vitit 2023 deri në 25 mars 20214 mësohet se ka pasur gjithsej 1,320 operacione policore kundër veprimtarive të ISIS-it. Nga këto ndërhyrje për arsye sigurie janë ndaluar 2.919 persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist, nga të cilët 692 të arrestuar me vendim gjykate. /AFP, TRT

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme