Përplasja e anijes shkakton shembjen e urës në Baltimore, automjetet bien në ujë

Botë | 3 vite më parë

Një pjesë e urës Francis Scott Key në Baltimore u shemb pasi një anije u përplas me të mëngjesin e kësaj të marte (26 mars). Shumë automjete që ndodheshin në urë, kanë rënë në ujë, ndërsa dyshohet se të paktën 20 persona janë të zhdukur.

Autoritetet kanë arritur të shpëtojnë të paktën shtatë persona.

Një anije e madhe u përplas në urë, duke marrë flakë përpara se të fundosej dhe duke shkaktuar rënie të shumë automjeteve në lumin Patapsco.

“Të gjitha korsitë mbyllën të dy drejtimet për incidentin në urën I-695 Key. Trafiku është duke u anashkaluar,” postoi Autoriteti i Transportit në Maryland në X.

Kryebashkiaku Brandon M. Scott dhe ekzekutivi i qarkut Baltimore, Johnny Olszewski Jr., shkruan në rrjetet sociale duke bërë me dije se personeli i urgjencës ndodhet në gatishmëri dhe se përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme