Një tërmet me magnitudë 6.7 godet Guinenë e Re Papua

Botë | 3 vite më parë

Një tërmet me magnitudë 6.7 goditi një pjesë të largët të veriut të Guinesë së Re Papuan të dielën, tha Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ), njofton Reuters.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 65 km (40 milje), shtoi GFZ. Fillimisht ajo kishte raportuar se tërmeti ishte në 10 km thellesi. 

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se epiqendra ishte 32 km lindje-veri-lindje të vendbanimit të vogël të Ambunti.

Byroja e Meteorologjisë e Australisë tha se nuk kishte kërcënim për cunami për Australinë nga tërmeti.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme