Atentati në Moskë, 24 marsi ditë zie në Rusi. Putin: Akt barbar, armiqtë nuk na ndajnë dot

Botë | 3 vite më parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim para kombit, pas sulmit terrorist në një sallë koncertesh në Moskë, ku humbën jetën 133 persona dhe mbi 140 të tjerë mbetën të plagosur.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Putin falënderoi mjekët dhe oficerët e sigurisë, ndërsa tha se 4 personat e arrestuar janë përgjegjës për sulmin terrorist. Putin shpalli një ditë zie 24 marsin, ndërsa tha se kushdo që qëndron pas sulmit do të identifikohet dhe ndëshkohet

Presidenti rus tha se sulmi ishte një “akt barbar terrorist” dhes e “armiqtë tanë nuk do të na ndajnë”.

“Kriminelët ishin gjakftohtë dhe qëllimisht synonin të vrisnin, të qëllonin qytetarët tanë dhe fëmijët tanë. Ata u përpoqën të fshiheshin dhe u nisën drejt Ukrainës, ku sipas të dhënave paraprake u përgatit një dritare nga pala ukrainase për të kaluar kufirin shtetëror. Kushdo qofshin ata, kushdo që i udhëzon ne do t’i identifikojmë dhe ndëshkojmë të gjithë ata që qëndrojnë pas terroristëve. Gjëja kryesore tani është të parandalojmë ata që qëndrojnë pas kësaj gjakderdhjeje nga kryerja e një krimi të ri”, tha Putin.

Putin tha se sulmuesit ishin përpjekur të arratiseshin drejt Ukrainës, ndërsa shtoi se informacionet paraprake treguan se disa njerëz nga pala ukrainase ishin përgatitur për t’i lënë ata të kalonin kufirin nga Rusia. Vetë Kievi tha më parë se pretendimet për përfshirjen e Ukrainës në këtë sulm ishin “absurde”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme