Protestat e fermerëve, BE do të vendosë tarifa për grurin rus

Botë | 3 vite më parë

BE po përgatitet të vendosë tarifa për importet e drithërave nga Rusia dhe Bjellorusia për të qetësuar fermerët dhe disa shtete anëtare, kufizimi i parë për produktet ushqimore që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska. 

Brukseli i ka rezistuar prej kohësh presionit nga Polonia dhe shtetet baltike për të kufizuar importet ruse dhe bjelloruse, duke argumentuar se një veprim i tillë mund të prishë tregjet globale të ushqimit dhe të dëmtojë vendet në zhvillim.

Komisioni Evropian pritet që në ditët në vijim të vendosë një tarifë prej 95 € për ton për drithërat nga Rusia dhe Bjellorusia. Kjo do të rriste çmimet me të paktën 50 %.

Tarifa prej 50 % do të vendosen gjithashtu për farat e vajit dhe produktet e derivuara.

Importet e BE-së nga Rusia të produkteve si drithërat, farat vajore dhe derivatet e tyre arritën një rekord prej 4 milionë tonësh në vitin 2023, 1 % e konsumit të përgjithshëm të BE-së.

Në Poloni fermerët kanë ngritur protesta për importet më të lira nga Ukraina dhe Rusia, duke minuar tregun e drithit vendas.

Protestat, të cilat kanë përfshirë bllokada kufitare me Ukrainën, kanë tensionuar marrëdhëniet midis kryeministrit polak Donald Tusk dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

E gjendur përpara protestave, presidentja e komisionit, Ursula von der Leyen i tha Tusk-ut se po “vlerësonte mundësinë e vendosjes së kufizimeve në importin e produkteve bujqësore nga Rusia”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme