Zgjedhjet në Rusi, Putin udhëheq me 88 %. Zelensky: Ai është i sëmurë për pushtet

Pas mbylljes së procesit të votimit, të dhënat e para të rezultateve tregojnë se presidenti rus Vladimir Putin kryeson me 87,97%. Këtë e konfirmoi edhje shefja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ella Pamfilova, ku sipas saj pjesëmarrja në votime ishte në masën 74.22%.
Me 30% të votave të numëruara, komisioni u jep tre kandidatëve të tjerë nga 3% deri në 4%. Në qendër të këtij votimi do të jetë kornizimi i votimit nga territoret e okupuara të Ukrainës.
Në Luhansk në Ukrainën lindore, Komisioni i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se Putin ka arritur 94,12% të votave, në Kherson 88,12, dhe në Donetsk dhe Zaporizhzhia ai ka arritur më shumë se 90%.
Kjo për shkak se asnjë nga të tre kandidatët nuk ishin kundërshtarë të besueshëm pasi të gjithë ishin të autorizuar nga Kremlini dhe të gjithë nuk e kritikuan Putinin, transmeton BBC.
Të vetmit kritikë të vërtetë të Kremlinit janë ose në mërgim, në burg ose tani kanë vdekur siç ishte rasti i Navalnyt.
Komunisti Nikolai Kharitonov ka arritur të marrë 4.6-4.7% të votave sipas dy exit poll-eve.
Nënkryetari i parlamentit Vladislav Davankov parashikohet të fitojë 3,6%-4,2%.
Leonid Slutsky i LDPR-së nacionaliste pritet të dalë i katërti me 2.5-3%.
Boris Nadezhdin, i cili fitoi popullaritet në Rusi iu ndalua të kandidonte një muaj përpara zgjedhjeve.
Ndërkaq, Ukraina ka dënuar zgjedhjet e paligjshme në zonat e pushtuara.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, bëhet e ditur se kutitë e votimit u morën shtëpi më shtëpi nga bashkëpunëtorët pro-rusë të shoqëruar nga ushtarë të armatosur.
Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka sulmuar homologun e tij rus në një fjalim-video duke thënë se Putin “është i sëmurë për pushtet dhe bën gjithçka për të sunduar përgjithmonë.”
“Nuk ka legjitimitet në këto zgjedhje dhe s’mund të ketë. Ai mund të kryejë çdo të keqe vetëm për të qëndruar në pushtet. Ai duhet të jetë në gjyqin e Hagës dhe për këtë duhet të punojmë”, është shprehur Zelensky.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




