San Francisko, protestuesit bllokojnë aeroportin, thirrje për një armëpushim në Gaza

Qindra njerëz bllokuan Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos të mërkurën (13 mars) nw shenjë proteste kundër luftës në Gaza, ndwrsa bënin thirrje për një armëpushim dhe për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake të SHBA për Izraelin.
Protestuesit mbanin në duar pankarta me slogane të tilla si “Armëpushimi i përhershëm tani”, “Stop botën për Gazën” dhe “Ndaloni armatimin e Izraelit“.
Demonstratat në mbështetje të armëpushimit të Gazës janë organizuar në disa qytete amerikane muajt e fundit, duke përfshirë pranë aeroporteve dhe urave në Nju Jork dhe Los Anxhelos.
Këtë muaj, protesta u organizuan përpara fjalimit të Presidentit Xho Bajden (Joe Biden) për gjendjen e Bashkimit dhe para Çmimeve të Akademisë.
Aeroporti tha se terminali ndërkombëtar mbeti i hapur, por pasagjerët u detyruan të merrnin një rrugë tjetër për të arritur atje pasi aktivistët bllokuan rrugën jashtë, duke ecur në rrathë dhe duke bërtitur me parulla. Ndërkohë nuk u raportua asnjë vonesë fluturimi si pasojë e protestës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




