Departamenti Amerikan i Thesarit sanksionoi tre zyrtarë të kabinetit të presidentit të republikës srpksa Milorad Dodik

Botë | 3 vite më parë

Departamenti Amerikan të Thesarit sanksionoi të mërkurën tre zyrtarë të entitetit serb të Bosnjës dhe Herzegovinës për të cilët beson se kanë kontribuar në përpjekjet e presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik për të minuar paqen dhe qëndrushmërinë e vendit duke organizuar dhe mbajtur në janar të këtij viti  ditën kombëtare të Republikës Srpska, një aktivitet që është në kundërshti me kushtetutën e vendit ballkanik.

Bëhet fjalë për Branislav Okukan, Jelena Bastinac dhe Srebrenka Golic , të tre zyrtarë të entitetit serb të cilët kanë poste në kabinetin e presidentit të entittetit serb.

“SHBA është thellësisht e shqetësuar për përpjekjet që vijojnë për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës, dy institucione thelbësore këto që i kanë shërbyer paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon. Do të vijojmë të nxjerrim para përgjegjësisë ata që kërkojnë të mbjellin përcarje për arritjen e synimeve të tyre poltike në kurriz të popullit të Bosnjës dhe Herzegovinës” u shpreh nën sekretari i thesarit për inteligjencën financiare dhe terrorizmin Brian E. Nelson. 

Në datën 8, 9 dhe 10 janar të këtij viti, qeveria e republikës srpska organizoi festimet në fjalë duke sfiduar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Herzegovinës, sipas të cilave festimi i nëntë janarit ishte në kundërshtim me kushtetutës pasi i jepte prioritet trashëgimisë fetare, traditave dhe zakoneve të popullit serb, çka shkelte detyrimin kushtetues për mosdiskriminim, shkruhet në njoftimin e sanksionimit publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Thesarit. Vetë Dodik, u sanksionua nga SHBA në 5 janar 2022, Dodik pasi ishte përgjegjës dhe ishte përfshirë në kërcënim të zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit, por edhe për përfshirje në aktivitete korrptive. Ai është sanksionuar edhe në 2017-ën, për shkak të aktiviteteve që paraqisnin kërcënim dhe pengesë për zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme