Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë: Do dërgojmë ndihma në Gaza, njerëzve iu mungojnë nevojat më elementare

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius ka deklaruar se forcat ajrore të vendit të tij do të kryejnë fluturime humanitare mbi Rripin e Gazës për të dërguar ndihma atje.
“Njerëzve në Gaza u mungojnë nevojat më elementare. Ne duam të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që ata të kenë akses në ushqim dhe ilaçe. Forcat e Armatosura Gjermane po ofrojnë dy avionë transporti Hercules, secili prej të cilëve mund të transportojë deri në 18 ton ngarkesë”, tha Pistorius në një deklaratë për mediat.
Një deklaratë të publikuar nga Ministria Gjermane e Mbrojtjes, bëhet e ditur se Pistorius ka nënshkruar një urdhër përkatës për të autorizuar misionin e dërgimit të ndihmave humanitare.
Ai tha se uljet e ndihmave mund të fillojnë që në fund të javës.
Transporti ajror shmang kontrollet e gjata që kryhen gjatë transportit tokësor. Megjithatë, agjencia e Ndihmave të Kombeve të Bashkuara thekson se “punëtorët humanitarë ankohen gjithmonë se megjithëse transporti ajror është një mundësi e mirë për të ofruar ndihma sërish ato nuk kanë efikasitetin që kryhet në rrugë tokësore”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




