Izraeli vrau ‘numrin katër’ të Hamasit dhe tre të parët janë të vdekur, betohet Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një video të publikuar sot ka deklaruar se Izraeli ka vrarë “njeriun numër katër” të Hamasit, me gjasë duke iu referuar përfaqësuesit politik të grupit militant Sale alArouri, derisa është zotuar se ushtria izraelite së shpejti do të neutralizojë eprorët e tjerë të lartë të Hamasit.
Këto komente vijnë në kohën kur Izraeli po heton fatin e njeriut numër tre të Hamasit, Marëan Issa, zëvendës-drejtorin e krahut ushtarak të Hamasit, i cili ishte cak i sulmeve të shënjestruara gjatë sulmit ajror të së dielës.
“Jemi drejt fitores totale. Drejt kësaj fitore, ne tashmë kemi eliminuar njeriun numër katër të Hamasit. Tre, dy dhe një pritet të eliminohen”, tha Netanyahu.
“Të gjithë janë njerëz të vdekur, do t’i eliminojmë të gjithë”, shtoi kryeministri izraelit.
Në anën tjetër, Al-Arouri është vrarë në një sulm ajror në Bejrut në fillim të janarit, pavarësisht se Izraeli asnjëherë zyrtarisht nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




