Krijoi konfuzion, Kate kërkon falje për publikimin e fotos me fëmijët: Ishte editim

Botë | 3 vite më parë

Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka kërkuar falje për publikimin e fotografisë në Ditën e Nënës ku ajo shfaqej bashkë me fëmijët. 

Sakaq në deklaratën e saj në X, Kate tha se i vjen keq për çdo konfuzion të shkaktuar nga fotoja, pasi siç ajo thotë ishte një fotografi e edituar. 

“Ashtu si shumë fotografë amatorë, unë herë pas here eksperimentoj me editimin. Doja të shprehja faljen time për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje. Shpresoj që të gjithë ata që festojnë ta kenë një festë shumë të lumtur të nënës”.

Fotografia, e publikuar të dielën për të shënuar Ditën e Nënës në MB, ishte fotografia e parë zyrtare e Kate që kur ajo iu nënshtrua një operacioni.

Fotoja familjare u tërhoq më herët nga agjencitë më të rëndësishme të lajmeve në botë, pasi dyshohej se ishte modifikuar duke deformuar imazhin real.

Catherine, 42 vjeçe, kaloi 13 netë në Klinikën e Londrës, pranë Regent’s Park në Londrën qendrore, pas operacionit. Pallati ka ndarë pak detaje rreth gjendjes së saj, por ka sqaruar se nuk ka lidhje me kancerin. CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme