Lufta në Sudan, Guterres bën thirrje për armëpushim gjatë Ramazanit

“Edhe pse Ramazani ka filluar, vrasjet, bombardimet dhe vazhdojnë në Gaza”, kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
Guterres, bëri thirrje që të shpallet një armëpushim midis palëve ndërluftuese në Sudan, forcave të armatosura dhe paraushtarakëve, përpara fillimit të Ramazanit, muajit të shenjtë për myslimanët.
“U bëj thirrje të gjitha palëve në Sudan që të nderojnë vlerat e Ramazanit duke nisur me ndërprerjen e armiqësive”, këtë muaj tha Guterres në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Ky ndërprerje e armiqësive duhet të çojë në heshtjen përfundimtare të armëve në vend dhe ta vendosë rrugën drejt paqes së qëndrueshme për popullin sudanez”, shtoi ai, duke këmbëngulur se “vlerat e Ramazanit duhet të mbizotërojnë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




