Të zhdukur prej dy ditësh në Alpet zvicerane, gjenden të vdekur 5 skiatorët, 1 tjetër ende në kërkim

Pesë skiatorët zviceranë të zhdukur dy ditë më parë në Alpet zvicerane janë gjetur të vdekur, ndërsa vijojnë kërkimet për një tjetër, ka bërë të ditur në një deklaratë policia.
Grupi, i cili përfshinte pesë anëtarë të së njëjtës familje, ishte nisur nga Zermatt, një destinacion popullor skijimi, të shtunën në mëngjes dhe u raportuan të zhdukur në rajonin Tête Blanche.
Operacionet e kërkim-shpëtimit u nisën të shtunën pasi skiatorët u zhdukën pranë kalimit 3,706 metra të lartë (12,159 feet) Tête Blanche, rrugës për në fshatin Arolla.
Kushtet shumë të këqija të motit i bënë operacionet të vështira.
Skiatorët ishin të moshës midis 21 dhe 58 vjeç. Familjarët ishin nga kantoni Valais, ndërsa personi i gjashtë nga kantoni i Friburgut.
Rruga e ecjes Zermatt-Arolla është pjesë e shtegut të famshëm Haute Route midis Chamonix, Francë, rrëzë Mont Blanc dhe bazës së Matterhorn në Zermatt, Zvicër./CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




