Pak para fjalimit para kombit, Biden merr këshilla nga presidentët e famshëm të filmave

Michael Douglas , Geena Davis , Bill Pullman , Morgan Freeman dhe Tony Goldëyn shfaqen në një video të re të Shtëpisë së Bardhë, në të cilën Presidenti i vërtetë, Joe Biden, merr këshilla për gjendjen e shtetit nga ata që e kanë luajtur këtë rol në filma. Videoja promovon fjalimin e Biden para kombit.
“Ju mund të keni dëgjuar se do të mbaj një fjalim të madh. Kështu që, mendova të dëgjoja këshilla nga disa njerëz që e kanë bërë këtë punë më parë, në një farë mënyre”, thotë Biden.
Freeman, i cili luan rolin e presidentit në “Deep Impact” , i tregon Biden për eksperiencën e tij si “president”, teksa thotë: “Epo zotëri, në cilësinë time si president, gjithçka me të cilën duhej të merresha ishte një meteor. Një nga gjërat që u ndala në fjalimin tim ndaj kombit ishte shpresa. Shpresa është forca më e madhe që kemi në këtë vend dhe është më e dobishmja. Këshilla ime është vazhdo të na tregosh si po punon për ne dhe si po ndërton shpresë” tha ai.
Tony Goldëyn, i cili luan rolin e presidentit në filmin “Scandal: The Secret Is Out” shprehet: “Zoti President, duke parë pas në presidencën time, unë jam sjellë shumë keq në shumë situata. Në përgatitjen për fjalimin tuaj, kam vetëm një këshillë që ishte shumë domethënëse për mua kur isha president dhe doja ta ndaja me ju. Thojini atyre se ekzistoni për ta, që ata ju bëjnë një njeri më të mirë. Kjo është pa a shumë e gjitha”, u shpreh aktori.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




