Sulmi me raketa në Odesa, Rusia: Nëse do të synonim Zelenskyn, do ta kishim goditur

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Dmitry Medvedev, tha sot se Rusia nuk kishte shënjestruar delegacionin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelesny , gjatë sulmit me raketa të djeshme në portin e Odesës.
Përmes një postimi në Telegram, ai nënvizoi se nëse objektivi do të ishte autokolona në fjalë, atëherë do të ishte arritur.
“Moska do ta kishte goditur objektivin e saj, nëse ai do të ishte objektivi, dhe është e qartë për të gjithë se nuk ka pasur ndonjë sulm të planifikuar ndaj delegacionit”, tha ai ndër të tjera.
Në rrjetet ruse të lajmeve u raportua se sulmi me raketa balistike ishte shumë kilometra larg pikës së takimit të dy liderëve në Odessa, gjë që është në kontrast të plotë me deklaratën ukrainase se sulmi ndodhi rreth 250 metra larg vendit ku Kyriakos Mitsotakis dhe Volodymyr Zelensky u takuan./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




