Sulmi rus në Odessa, Mitsotakis mesazh Moskës: Nuk kemi frikë, do vazhdojmë të mbështesim Ukrainën

Botë | 3 vite më parë

Mesazhet për Kremlinin nga pala greke janë të vazhdueshme, një ditë pas sulmit rus në Odessa, për të cilin pati një dënim nga të gjithë liderët europianë. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh Kremlinit më herët nga platforma e konferencës së Partisë Popullore Evropiane, duke thënë se “ne nuk kemi frikë, ne do vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”.

“Ne treguam mbështetjen tonë për Ukrainën në një mënyrë që ishte befasuese për disa nga armiqtë tanë. Aasnjë shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe asnjë përpjekje për të ndryshuar kufijtë me forcë nuk do të pranohet nga familja jonë politike”, tha ai.

Qeveria greke po heton shkaqet dhe burimin e sulmit rus në Odessa, siç bëri me dije ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis . Siç tha ai, Greqia dhe Ukraina po punojnë së bashku për të zbardhur sulmin.

Megjithatë, objektivi i sulmit mbetet ende një pyetje. Moska mori dje përgjegjësinë për sulmin, pasi Ministria e Mbrojtjes e vendit tha se Rusia nisi një sulm të suksesshëm në një hangar me dronë detarë ukrainas në portin e Odessa.

“Qëllimi u arrit. Objektivi u godit”, ka qenë reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme