Publikimi i përgjimeve nga Rusia, Hoxhaj: Nëse është i vërtetë, do ketë luftë të tretë botërore

Ekspertja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Gilda Hoxhaj ka deklaruar se nëse audioregjistrimi i publikuar më 1 mars nga mediat ruse ku 4 oficerë gjermanë diskutonin për përdorimin e raketave “Taurus” nga forcat ukrainase ndaj një ure në Krimenë e pushtuar nga Rusia, do ishte i vërtetë, do shënonte luftën e tretë botërore.
“Nëse është lajm i vërtetuar dhe diçka krejtësisht zyrtare është lufta e tretë kombëtare. Ndërhyrjet zyrtare të kësaj natyre nuk ndodhin kaq lehtësisht. Nëse autoregjistrimi është real dhe është artikuluar qartë se do ndihmohet Ukraina nga NATO definitivisht është përplasje mes Aleancës dhe Rusisë, tashmë e zyrtarizuar dhe artikuluar.
Në thelb lufta në Ukrainë është e justifikuar pikërisht për këtë, ruajtjen e kufirit të Aleancës së NATO-s me Rusinë”, u shpreh Hoxhaj.
Kjo e fundit theksoi se ky nuk ishte rasti i parë kur përgjimet bëne faktor për diskursin e luftërave.
“Në situata konfliktuale dhe situata lufte ku përfshihet gjithë sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe dy superfuqi në NATO, akuza të kësaj natyre duket se ccekuilibrojë ekuilibrin e fuqisë. Tërheqja e vëmendjes për justifikimin e ndërhyrjes në luftë, apo rritja e vëmendjes ndaj politikës së jashtme ruse dhe ekspertizës së sja për të marrë informacione të brendshme ne vende anëtare të NATO-s siç është Gjermania, elementë të kësaj natyre janë të shpeshta në ngjarjet ku po zhvillohet. Nuk është rasti i parë kur përgjimet bëhen faktor për diskursin e luftërave”, theksoi ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




