Ukraina presion BE-së që të lejojë ekstradimin e kriminelëve të luftës

Botë | 3 vite më parë

Ukraina po ushtron presion ndaj 10 vendeve anëtare të BE-së për të lejuar ekstradimin e kriminelëve në vend, duke përfshirë të dyshuarit e përfshirë në grupin Wagner dhe ata të akuzuar për korrupsion në shkallë të gjerë.

Andriy Kostin, prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, do t’u thotë ministrave të drejtësisë të BE-së të mbledhur në Bruksel këtë të martë (5 mars) se vendi ka adresuar shqetësimet mbi sigurinë dhe kushtet për të burgosurit në paraburgim në pritje të gjyqit gjatë një lufte.

Ai nuk pranoi të emërtojë vendet anëtare të BE-së që kanë shqetësime, por dihet se disa vende, përfshirë Francën, Austrinë dhe Finlandën kohët e fundit refuzuan të dërgonin të dyshuarit në Ukrainë për t’u përballur me drejtësinë.

“Rreth 700 urdhra ekstradimi janë lëshuar nga gjykatat ukrainase që nga fillimi i luftës”, zbuloi ai.

Ndër kërkesat e Ukrainës, një lidhet me themeluesin e një operacioni neo-nazist të lidhur me grupin Wagner të akuzuar si të përfshirë në terrorizëm, i cili u zbulua se kishte hyrë në Finlandë me një pseudonim.

Yan Petrovsky është në paraburgim në Finlandë, por gjykata supreme vendosi në dhjetor se ai nuk mund të ekstradohej, duke përmendur kushtet çnjerëzore të burgut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme