”Iran Human Rights”: Irani ekzekutoi 834 persona në 2023

Botë | 3 vite më parë

Në vitin 2023, Irani ekzekutoi të paktën 834 persona me vdekje, një rritje “alarmante” prej 43% krahasuar me vitin 2022.

Sipas raportit vjetor të publikuar nga OJQ-të ”Iran Human Rights” ( “Të drejtat e njeriut në Iran” ) dhe ”Ensemble contre la peine de mort” ( “Së bashku kundër dënimit me vdekje” ), ky është numri më i lartë i dënimeve që nga viti 2015.

”Është hera e dytë në 20 vjet që numri i dënimeve me vdekje kalon shifrën 800”, nënvizon raporti, i cili flet për një shifër ”të tmerrshme” dhe një shifër ”jashtëzakonisht shqetësuese”.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme