Islanda evakuon Lagunën Blu, atraksioni turistik me famë botërore. Pritet shpërthim vullkanik

Botë | 3 vite më parë

Aktiviteti i lartë sizmik në Islandë ka rritur frikën për një shpërthim të afërt vullkanik duke nxitur evakuimin e disa zonave. Laguna Blu, një nga atraksionet turistike me famë botërore, është përfshirë gjithashtu në planin e evakuimit duke u mbyllur përkohësisht për shkak të rrezikut të lartë. Edhe qyteti Grindavík po evakuohet gjithashtu.

Magma ka filluar të rrjedhë pas aktivitetit intensiv sizmik në zonën përreth Lagunës Blu, një banjë gjeotermale e njohur për ujërat e saj të ngrohta ngjyrë blu.

“Thellësia e magmës, rreth katër kilometra, do të thotë se një shpërthim mund të ndodhë shumë shpejt”, tha vullkanologu Thorvaldur Thordarson.

Policia tha se evakuimi i zonave “po shkonte mirë” dhe se kishin mbetur vetëm pak njerëz në qytet.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve, duke punuar në bashkëpunim me ta për të monitoruar ecurinë e ngjarjeve”, tha Thordarson.

E ndodhur afër kryeqytetit të Islandës, Reykjavik, Laguna Blu është një nga atraksionet turistike më të njohura të vendit.

Islanda është një nga zonat vullkanike më aktive në planet, ku vetëm në muajin nëntor 2023 Laguna Blu u mbyll për një javë pasi u matën 1400 tërmete në 24 orë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme