Zgjedhjet në Iran, procesi elektoral shihet si një provë vendimtare për mbështetjen ndaj Khameneit

Botë | 3 vite më parë

Sot në Iran mbahen zgjedhjet parlamentare, të parat pas protestave masive antiqeveritare të vitit 2022. Zgjedhjet pritet të jenë një provë e popullaritetit të udhëheqjes fetare, mes pakënaqësisë në rritje për krizën politike, sociale dhe ekonomike.

Më shumë se 61.2 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë, por pjesëmarrje pritet të jetë e ulët. Shumë iranianë hezitojnë të votojnë, ose zgjedhin të mos votojnë,  pas protestave masive të vitit 2022, të cilat u shkaktuan nga vdekja në paraburgim e 22-vjeçares Mahsa Amini.

Lideri Suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei, i cili ishte një ndër votuesit e parë, inkurajoi popullin të dalë masivisht të votojë.

Zgjedhjet në Iran përfshijnë dy votime të veçanta: një për të zgjedhur deputetët e ardhshëm të parlamentit dhe tjetra për zgjedhjen e anëtarëve të Asemblesë së Ekspertëve.

Asambleja zgjedh dhe mbikëqyr figurën më të fuqishme të Iranit, njëherësh komandantin e përgjithshëm të ushtrisë, liderin suprem, i cili merr vendime kyçe për votuesit.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve iraniane priten të publikohen të shtunën. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme