Mbytet gomonia në La Mansh – Disa të mbytur, ndërsa vijojnë kërkimet për të mbijetuar

Botë | 3 vite më parë

Një gomone që po transportonte emigrantë drejt Mbretërisë së Bashkuar është mbytur këtë të mërkurë në kanalin e La Manshit. Siç raportojnë mediat britanike 3 emigrantë janë shpallur të mbytur ndërsa numri i tyre mund të rritet.

Etnia e emigrantëve të mbytur nuk është konfirmuar ende, por mendohet se janë shtetas nga vendet aziatike. Në shkrimet e mediave thuhet se anijet patrulluese franceze dhe ato të Mbretërisë së Bashkuar po vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga gomonia e cila besohet se u mbyt për shkak të kushteve të rënduara të motit. 

Të paktën gjashtë gomone kanë arritur gjatë ditës në ujërat e angleze dhe më shumë se 300 emigrantë janë dërguar në qendrën e përpunimit të Forcave Kufitare në portin e Doverit.

Nëse konfirmohet, kjo shifër do të përbënte mbërritjen më të madhe njëditore të emigrantëve me varka të vogla në muajin shkurt, që nga fillimi i krizës në 2018. Shifra e mëparshme u tejkalua vetëm fundjavën e kaluar, kur 290 emigrantë kaluan me pesë varka të vogla të dielën.

Gazetar A.Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme