Udhëheqësi politik i Hamasit: Kemi fleksibilitet në negociata, por mbetemi të gatshëm të vijojmë luftën

Udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh ka deklaruar sot se grupi militant ka shfaqur fleksibilitet në negociata, por mbetet i gatshëm të vazhdojë luftën me Izraelin.
“Çdo fleksibilitet që ne tregojmë në negociata për shkak të shqetësimit për gjakun e popullit tonë dhe për t’i dhënë fund dhimbjes së tyre të madhe dhe sakrificave të mëdha … ne jemi të gatshëm të mbrojmë popullin tonë. Ne po i ripohojmë sionistëve dhe amerikanëve… se atë që ata kanë dështuar të imponojnë në fushën e betejës, s’mund të bëjnë dot makinacione politike”, tha Haniyeh në një deklaratë televizive.
Haniyeh u bëri thirrje palestinezëve në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor që të marshojnë drejt xhamisë Al Aksa në ditën e parë të Ramazanit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




