Joe Biden fiton zgjedhjet paraprake në Michigan pavarësisht protestave për luftën në Gaza

Presidenti Joe Biden parashikohet të fitojë garën në shtetin e Miçiganit, pavarësisht reagimeve dhe ndaj mbështetjes së fortë të SHBA-së për Izraelin në luftën në Gaza.
Sipas rezultateve paraprake Biden ka fituar 80% të votave. Shumë votues janë zemëruar nga qëndrimi i SHBA-së në konfliktin Izrael-Hamas.
Rezultati mund të forcojë protestat që po zhvillohen në shtete si Minesota, Pensilvania dhe Xhorxhia.
Në fillim të këtij muaji, SHBA-ja vuri veton ndaj një rezolute të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, ndërsa propozoi një draft të vetin, duke kërkuar një armëpushim të përkohshëm.
Shumë njerëz, përfshirë edhe partinë e Bidenit, duan që presidenti të mbajë një qëndrim shumë më të fortë kundër fushatës ushtarake të Izraelit.
Në prag të votimit në Michigan, Biden tha se shpresonte se do të kishte një pauzë në luftimet në Gaza deri të hënën – një deklaratë që nuk iu bë jehonë as nga Izraeli dhe as nga Hamasi.
Trump gjithashtu parashikohet të fitojë lehtësisht zgjedhjet paraprake republikane të së martës në këtë shtet, pas asaj që ai e quajti një “ditë të madhe”.
Rezultatet e deritanishme nga garat paraprake – të cilat partitë politike amerikane i përdorin për të zgjedhur kandidatin e tyre presidencial – tregojnë se të dy politikanët janë në rrugën e duhur për t’u përballur në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit, duke risjellë në vëmendje zgjedhjet e vitit 2020.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




