Gara presidenciale në SHBA, Biden dhe Trump fituan zgjedhjet paraprake në Miçigan

Presidenti Xho Bajden fitoi zgjedhjet paraprake demokrate në Miçigan, pavarësisht një vote të konsiderueshme proteste për qëndrimin e tij ndaj luftës në Gaza.
Fitorja e Bajdenit në zgjedhjet paraprake demokrate erdhi me një paralajmërim nga progresistët, votuesit e rinj dhe demokratët arabo-amerikanë në formën e një votimi-protestë “si të pavendosur”.
Kjo pjesë e elektoratit ka kërkuar të ndryshohet kursi për luftën e Izraelit në Gazë. Ata kanë paralajmëruar se Bajden rrezikon të humbë një pjesë të konsiderueshme të mbështetjes në Miçigan, një shtet që mund të jetë vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit.
Përmes një deklarate, Bajden falënderoi çdo banor të këtij shteti që votoi, duke bërë që t’i dëgjohet zëri. “Shfrytëzimi i të drejtës së votës është ajo çfarë e bën Amerikën të mrekullueshme,” ka thënë ai.
Nga e ana e republikanëve, ish-presidenti Donald Trump i fitoi bindshëm zgjedhjet paraprake në këtë shtet, duke i rritur mundësitë për të marrë nominimin e partisë së tij për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Ndonëse Biden dhe Trump pritej të fitonin lehtësisht në zgjedhjet paraprake në Miçigan, procesi i numërimit të votave u vëzhgua me interes nga të dyja kampet, pasi ky shtet jep një panoramë të identifikimit të votuesve “të pavendosur”, por tregon edhe se sa mbështetje ka secili kandidat. Miçigani pritet të luajë rol vendimtar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, kur pritet të përballen kokë më kokë Bajden dhe Tramp.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




