Tjetër tërmet godet Turqinë, humb jetën 1 person, plagosen 69 të tjerë, shkatërrohen dhjetëra banesa

Botë | 4 vite më parë

Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi provincën Malatya në Turqi këtë të hënë duke lënë të vdekur 1 person dhe plagosur 69 të tjerë, ndërsa janë shembur dhjetëra ndërtesa.

“Fatkeqësisht, një bashkëqytetar ynë humbi jetën, 69 të lënduar u dërguan në spitale”, tha në një konferencë për media shefi i shërbimit, Yunus Sezer.

“Ndërtesat janë shembur dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje”, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, agjencia e menaxhimit të fatkeqësive Afad. Tërmeti ra në orën 12:04 me orën lokale, sipas Afad, ndërsa kanë nisur kërkimet për viktima të mundshme.

Provinca Malatya u godit edhde nga tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit 2023, i cili deri tani zyrtarisht ka shkaktuar 44,374 viktima.

Tërmeti me magnitudë 7.8 shkatërroi 170,000 ndërtesa në 11 provinca turke dhe preku gjithashtu Sirinë fqinje. Që nga 6 shkurti, rreth 10,000 pasgoditje janë regjistruar në Turqi, sipas Afad.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme