Abbas: S’do ndalemi duke kërkuar statusin e anëtarit me të drejta të plota në OKB

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka deklaruar se vendi i tij nuk do të ndalet për të qenë anëtar me të drejta të plotë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

 “Palestina do të vazhdojë përpjekjet e saj për të marrë anëtarësimin e plotë në OKB”, tha  Abbas në një deklaratë për mediat.

Ndërkaq, teksa Izraeli vijon luftën 26 demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë shkruar një letër Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, për të kundërshtuar vendimin e administratës së Bidenit për të ndaluar dërgimin e armëve në Izrael për shkak të shqetësimeve se ato do të përdoren në një ofensivë të madhe në Rafah, ku mbi një milion palestinezë janë strehuar atje.

“Me demokracinë nën sulm në mbarë botën, ne nuk mund ta minojmë aleatin tonë Izraelin, veçanërisht në orën e tij më të madhe të nevojës. Angazhimet e Amerikës duhet të jenë gjithmonë të hekurta.

Ne kemi për detyrë të vazhdojmë ta pajisim Izraelin me burimet që i nevojiten për të mbrojtur veten dhe për të shtypur terroristët të cilët gjithashtu kërkojnë t’i bëjnë dëm Amerikës, të lirojnë pengjet përfshirë amerikanët, të vazhdojnë dhënien e ndihmës humanitare kritike për civilët e pafajshëm në Gaza dhe qëndrojmë pranë aleatëve tanë demokratikë në mbarë botën. Angazhimi i palëkundur i presidentit për miratimin e fondeve shtesë emergjente për Izraelin i tregoi botës angazhimin tonë.

Kur i braktisim këto detyra, ne lëmë një vakum të lidershipit amerikan për të mbushur kundërshtarët tanë antidemokratikë”, shtojnë ligjvënësit, duke kërkuar një konferencë të klasifikuar për të kuptuar më mirë vendimin e SHBA”,  shkruajnë ligjvënësit në letrën e hartuar nga përfaqësuesit Josh Gottheimer dhe Jared Golden.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme