Aeroporti më i madh në botë – Udhëheqësi arab miraton planin e ndërtimit

Botë | 3 vite më parë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara arabe, Mohammed bin Rashid al-Maktoum ka miratuar një plan për ndërtimin e një terminali të ri pasagjerësh në aeroportin ndërkombëtar Al Maktoum në vlerë prej 128 miliardë dërhemësh, apo ndryshe 35 miliardë dollarësh. 

“Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum do të gëzojë kapacitetin më të madh në botë, deri në 260 milionë pasagjerë”, tha në një deklaratë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas njoftimeve të gjitha operacionet ajrore të Dubait do të transferohen në Al Maktoum në vitet e ardhshme.

Aeroporti do të përfshijë 400 terminale dhe pesë pista në një sipërfaqe totale prej mbi 4 milionë metra katrorë. Kështu aeroporti do të bëhet shtëpia e re e linjës ajrore Emirates dhe linjave të tjera që e lidhin botën me Dubain.

Kjo lëvizje pritet të forcojë më tej pozicionin e shtetit arab si një qendër kryesore e aviacionit në skenën botërore.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme