Afrohet garda, acarohet Bardhi: “Kush ua jep të drejtën?”. Peleshi: Parlamenti, jo arenë gladiatorësh
Momente tensioni mes kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe kreut të Kuvendit Niko Peleshi. Kjo pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i është afruar foltores ku ka qenë duke folur deputeti i PS Arbjan Mazniku. Sapo Bardhi është afruar, punonjësit e gardës kanë rrethuar foltoren.
Demokrati është indinjuar dhe ka nisur të debatojë me kreun e Kuvendit Niko Peleshi, i cili ndërkohë i kërkoi Maznikut t’i lironte vendin Bardhit. Peleshi deklaroi më tej se parlamenti nuk është arenë gladiatorësh.
Bardhi: Me ça të drejte punonjësit e gardës më pengojnë mua të flas nga foltorja e parlamentit. Ku jemi ne këtu. Ju rrini dhe heshtni.
Peleshi: Unë nuk hesht. Ju lirova foltoren.
Bardhi: Kush ua jep të drejtën të sillni gardën të më bllokojë foltoren?
Peleshi: Ligji. Parlamenti nuk është arenë gladiatorësh.
Bardhi: Nxirrini jashtë!
Peleshi: Vazhdoni flisni. Jeni në foltore pa gardë. Nuk ke njeri, je vetë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





