Aksion në burg, kapet telefoni i Ramazan Rrajës, SPAK do të analizojë përmbajtjen e telefonit për të zbuluar komunikimet

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një aksion i Drejtorisë së Burgjeve në burgun e Fushë-Krujës ka çuar në sekuestrimin e një telefoni celular, që dyshohet se i përket të burgosurit Ramazan Rraja.

Aparati i është dorëzuar SPAK-ut për ekspertizë dixhitale, ndërsa kontrollet vijojnë pasi dyshohet se në ambientet e burgut mund të jenë fshehur edhe telefona të tjerë.

Rraja ndodhet në burg nën akuzën e trafikut të drogës, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që sipas SPAK ka trafikuar në Evropë rreth 8 tonë lëndë narkotike.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme