Aktivistët hedhin bojë mbi kryeveprën e Gustav Klimt, Muzeu austriak: Kemi frikë se piktura është dëmtuar

Lifestyle | 4 vite më parë

Aktivistët e klimës në Austri sot kanë sulmuar me bojë të zezë kryeveprën e piktorit austriak Gustav Klimt “Vdekja dhe jeta” në muzeun Leopold të Vjenës. Dy anëtarë të grupit aktivist “brezi i fundit” derdhën bojë mbi pikturën e vitit 1915. Një roje sigurie në muze arriti të frenojnë një nga aktivistët përpara se policia te mbërrinte.

“Tani stafi i muzeut është i shqetësuar se piktura e Klimt mund të jetë dëmtuar. Restauruesit po punojnë për të përcaktuar nëse piktura e mbrojtur nga xhami është dëmtuar apo jo” tha zëdhënësi i muzeut Klaus Pokony.

Kryevepra të shumta në të gjithë Evropën janë sulmuar javët e fundit në protesta për mungesën ë veprime kundër ndryshimeve klimaterike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme