Alienë, artistë apo shakaxhinj? Shfaqet një tjetër monolit ‘misterioz’

Kuriozitete | 2 vite më parë

Një tjetër monolit “misterioz” është shfaqur. Këtë herë, në një shteg ecjeje në Las Vegas në Nevada, sipas Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegasit.

Shtylla është njësoj si ato që u shfaqen në të gjithë botën menjëherë pasi një monolit prej 10 metrash argjendi u zbulua në fund të vitit 2020 nga një ekuipazh helikopteri që fluturonte mbi një shkretëtirë të Jutas. Struktura të ngjashme u shfaqën në një majë mali në Kaliforni, një pyll në Rumani dhe në  ishullin Ëight  në brigjet jugore të Anglisë.

Në muajin mars të këtij viti, një strukturë e tillë u shfaq edhe në Uells. Fillimisht u supozua se bëhej fjalë për vepra arti, por rreth tyre nuk ka asnjë gjurmë që të tregojë si u ngritën. Shfaqja e tyre në vende të ndryshme mbetet ende një mister./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme