Anglishtja tërheq më shumë studentë, në Universitetin e Korçës më pak interes për Gjuhën Shqipe

Arsim | 1 vit më parë

Regjistrimet në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan Noli” të Korçës këtë vit kanë shënuar një rritje të lehtë.

Dekania e fakultetit, Jonela Spaho, thekson se më shumë interes është treguar për programin e edukimit fizik dhe sporteve, si dhe për programin e gjuhës angleze, ndërkohë që sfidë mbeten degët e mësuesisë.

“Tek programet e mësuesisë do të arrijmë ta ngremë grupin e studentëve, por mbetet sfidë për ne në të ardhmen që promocioni në këto programe të jetë më i fuqishëm dhe oferta akademike të vijë duke u bërë gjithmonë e më atraktive,” thotë Prof. Spaho.

Sa i përket ciklit të dytë të studimeve, sipas dekanes, interes kanë ngjallur veçanërisht programi Master në mësuesi, por edhe programet e tjera, mes tyre edhe Masteri në mësuesi për arsimin special, i cili ka tejkaluar kuotat e përcaktuara.

“Për herë të parë, risi në fakultetin tonë është hapja e Masterit për arsimin gjithëpërfshirës. Ka pasur jashtëzakonisht kërkesa, më tepër se kuotat e planifikuara,” shprehet Prof. Spaho.

Nga ana tjetër, më pak studentë janë regjistruar në programet Bachelor në gjuhë dhe kulturë frënge, si dhe gjuhë letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash. Për këto programe, dekania Spaho thekson se duhet gjetur mënyra e ristrukturimit, në mënyrë që të mos rrezikohet mbyllja e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme