Argëtim dhe edukim për fëmijët gjatë verë-Kampe verore në disa shkolla 9-vjeçare të bashkisë Shkodër
Pas përfundimit të procesit mësimor, disa nga shkollat 9-vjeçare të Bashkisë Shkodër, të cilat funksionojnë edhe si qendra komunitare, do të shndërrohen në kampe verore për fëmijët e moshës 6 deri ne 14 vjeç.
Qëllimi i këtyre kampeve është angazhimi i fëmijëve gjatë pushimeve verore përmes aktiviteteve argëtuese dhe edukuese. Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, Brisela Kadija, thekson se kjo është një praktikë e konsoliduar prej disa vitesh, jo vetëm në shkollat e qytetit, por edhe në ato të njësive administrative.
“Përgjithësisht ato shkolla që janë qendra komunitare, në mënyrë që të angazhojnë nxënësit duke organizuar kampe verore, të cilat janë organizuar nga vet shkolla dhe me mbështetjen e komunitetit dhe janë vet mësuesit dhe drejtuesit e shkollave që kanë orientuar një kamp veror”, u shpreh Kadija.
Hapja e kampeve për fëmijët e moshës shkollore, gjatë pushimeve të verës është në fokusin edhe të shërbimeve sociale të bashkisë Shkodër.
Në këto kampe që zhvillohen në qendrat komunitare janë të përfshirë kryesisht fëmijë të komuniteteve rom dhe egjiptian, me synim jo vetëm argëtimin, por edhe integrimin, zhvillimin personal dhe përfaqësimin e tyre në jetën shoqërore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





