Arkitektura, konkursi i pranimit – 400 maturantë në garë për 175 kuota të lira

Aktualitet | 1 vit më parë

Maturantët që synojnë një nga programet e studimit që ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës i janë nënshtruar këtë të mërkurë (20 gusht) konkursit të pranimit.

Janë 400 kandidatë për studentë që garojnë për 175 kuota të lira në programet Arkitekturë, Urbanistikë dhe Dizajn.

Të emocionuar, maturantët rrëfejnë se Arkitektura është preferenca e tyre e parë, ndaj e kanë zgjedhur jo vetëm në universitetet publike, por edhe në ato private. Ata u shoqëruan nga prindërit në këtë ditë të rëndësishme.

“Nëse nuk e kap në shtet do të shkoj në privat. Kam dorë për pikturë”, shprehet një maturante.

Testi i pranimit në Fakultetin e Arkitekturës përbën 60% të totalit të pikëve të kandidatit, ndërsa 40% e pikëve i përket mesatares së tri viteve të shkollës së mesme dhe rezultateve të provimeve të Maturës Shtetërore.

Më datë 26 gusht, universitetet do të publikojnë listën e fituesve dhe kandidatët do të njihen me renditjen e tyre në këtë listë, dhe me mundësitë që kanë për të fituar degën e tyre të preferuar.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme