Atentat në Balldren të Lezhës, qëllohet në drejtim të një mjeti. Humbin jetën çifti i bashkëshortëve. Video nga vendi i ngjarjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Balldren të Lezhës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Audi.
“Gjatë atentatit nga breshëria e plumbave kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve, trupat e të cilëve ndodhen ende brenda mjetit.
Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje“, bëhet e ditur sipas njoftimit paraprak të Policisë.
Burime për gazetarin e RTSH 24 në Lezhë, Elvis Hila, nga të shtënat me armë ka humbur jetën Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.

Pamjet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se automjeti ndodhet në mes të rrugës, ndërsa në drejtim të tij është qëlluar disa herë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.
“Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve“, thuhet në njoftimin paprak të Policisë.
Njoftimi paraprak i Policisë: Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





