Bajden lejon Ukrainën të kryejë sulme të kufizuara brenda Rusisë duke përdorur armë amerikane

Botë | 2 vite më parë

Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) i ka dhënë leje Ukrainës që të godasë brenda territorit rus me municione amerikane.

“Presidenti kohët e fundit udhëzoi ekipin e tij për të siguruar që Ukraina është në gjendje të përdorë armët e furnizuara nga SHBA për qëllime kundërzjarrit në Kharkiv, në mënyrë që Ukraina të mund t’i kundërpërgjigjet forcat ruse që i godasin ose përgatiten për t’i goditur ato”, tha një nga zyrtarët amerikanë.

Lirimi i kufizimeve shënon një shkëputje nga politika e gjatë dhe vjen në mes të presionit ndërkombëtar në rritje nga aleatët e ngushtë të SHBA. Por ai është i kufizuar në zonën përreth Kharkiv dhe Ukraina nuk ka kërkuar leje përtej kësaj.

Zyrtari shtoi se ata nuk parashikojnë që SHBA të zgjerojë zonën e lejuar.

Kievi bëri kërkesën që Uashingtoni të ndryshojë politikën e tij vetëm në javët e fundit pasi forcat ruse kanë bërë përparimin e tyre. Forcat ruse, depot e municioneve dhe qendrat logjistike tani mund të shënjestrohen me artileri dhe raketa të ofruara nga SHBA përtej kufirit nga Kharkiv në Rusinë perëndimore.

Administrata është gjithashtu e vendosur në mos lejimin e Ukrainës që të përdorë municionin më të frikshëm që i është dhënë për të gjuajtur në Rusi: raketat me rreze të gjatë veprimi të njohur si ATACMS që mund të godasin objektivat 200 milje ose 300 kilometra larg.

“Ukraina është lejuar të përdorë armët anti-ajrore të SHBA-së për të shuar kërcënimin e afërt të avionëve rusë që fluturojnë si në hapësirën ajrore të Ukrainës ashtu edhe në atë ruse dhe e ka bërë këtë me sukses”, theksoi zyrtari.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme