Banjat termale të Bënjës, “magneti” që tërheq vendas dhe të huaj

Turizëm | 1 vit më parë

Ujërat termale të Bënjës në zonën e Përmetit janë kthyer kohët e fundit në një “magnet” të vërtetë për vizitorët, vendas dhe të huaj.

Kombinimi i peizazheve mahnitëse natyrore me vetitë kurative të burimeve termale i ka dhënë këtij destinacioni një vlerë të veçantë turistike dhe shëndetësore.

“Ne vijmë nga gjermania dhe është hera e para që kemi ardhur këtu me kamper.  Është një vend shumë i bukur, shumë i mirë ndaj kemi zgjedhur që të kalojmë disa ditë me fëmijët dhe bashkëshortin. Më pëlqen shumë se është uji termal shumë i ngrohtë dhe rekomandohet se bënë mirë dhe për shëndetin.” U shpreh një prej vizitorët.

Ndërsa një tjetër pushuese që ka zgjedhur të frekuentojë banjat termale të Përmetit, u shpreh se, “ kishim dëgjuar shumë për këtë vend, qoftë për ujin por dhe për bukuritë e natyrës.”

Sipas operatorëve turistikë, kërkesat për të vizituar këtë vend janë gjithnjë në rritje, me turistë që vijnë nga zona të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga jashtë.

Thoma Misha, operator turistik që zgjedh që pushuesit ti sjell në Bënjë, tha se, “ interesimi për këto banja termale në Përmet është i përhershëm përgjatë gjithë vitit. Këtu vijnë nga të gjitha shtresat, moshat, kombësitë.”

Në Bënjë ndodhen gjithsej gjashtë burime termale me bazë sulfurore**, të cilat njihen për efektet e tyre të larta kurative.

Katër prej tyre përdoren veçanërisht për trajtimin e sëmundjeve kronike si reumatizma, problemet me veshkat, stomakun dhe sëmundje të ndryshme të lëkurës.

Gazetare: L. Koçi   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme