Bëhu pjesë e ekipit që çon Shqipërinë në BE, MEPJ thirrje profesionistëve për t’u bashkuar skuadrës diplomatike në Bruksel

Në kuadrin e zhvillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të integrimit të përshpejtuar, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shpallur thirrjen për shprehjen e interesit nga profesionistë dhe ekspertë shqiptarë për të qenë pjesë e ekipit të Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në Bruksel.
Sipas njoftimit zyrtar, thirrja është e hapur për nëpunësit e Shërbimit të Jashtëm, ata të Administratës Publike, si dhe çdo qytetar shqiptar, profesionist, brenda dhe jashtë vendit, që plotëson kriteret e përcaktuara sipas pozicioneve të hapura për rekrutim.
Ministria fton të interesuarit të ndjekin procedurat e aplikimit për t’u përfshirë në misionin e Shqipërisë pranë BE-së, në kuadër të objektivit ambicioz “Shqipëria 2030”.
“Aplikimi për të shërbyer në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian në Bruksel, si pjesë e procesit “Shqipëria BE 2030”. Bashkimi me Rezervën e Strukturuar të Talenteve, një nismë për të forcuar kapacitetet e shërbimit të jashtëm me profesionistë të aftë dhe të angazhuar.-thuhet në njoftimin e ministrisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



