Belgjika përballet sot me Italinë, Van Bommel: Sfidë e madhe, do doja të drejtoja Milanin

Futboll Bota | 1 orë më parë

“Në ‘Olimpico’ kam luajtur vetëm një ndeshje dhe fituam titullin. Bukur të kthehem aty. Jemi përgatitur mirë, nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv”, – ka theksuar trajneri i Belgjikës, Mark van Bommel. Skuadra e tij sot përballet me Italinë e Mancini-t, ndërsa për trajnerin holandez ishte e pamundur të mos kujtonte kohën e kaluar te Milani.

“Nuk është e lehtë të përgatitësh një ndeshje të tillë për 4 ditë. U takuam të hënën dhe të premten luajmë – shtoi në konferencë Van Bommel. – Italia dhe Mancini kanë të njëjtin problem. Edhe ai e nis nga zero dhe pas 3 kualifikimesh të munguara Italia do të përpiqet të bëjë sa më mirë, kështu që duhet të jemi gati.

Është një sfidë e madhe për ne. Duam të luajmë ndeshje të vështira si kjo me Italinë. Është sfidë e dyfishtë, duam të dominojmë lojën dhe të fitojmë. Nëse ia dalim, jemi në rrugën e duhur”.

Pastaj një koment për Milanin: “Kam folur me De Winter dhe Moreira për Milanello-n, stadiumin, Milan-in. Kuqezinjtë duhet të fitojnë si më parë. Prej disa vitesh nuk janë në situatë të mirë. Të drejtoj Milan-in në të ardhmen? Do të më pëlqente”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme