Berisha: Do subvencionojmë fermerët, do e bëjmë Shqipërinë një vend prodhues

Bujqësi | 1 vit më parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar nga Lezha se kur të vijë në pushtet forca politike që ai drejton do të subvencionojë fermerët.

Duke prezantuar kandidatët për deputet në këtë qark, Berisha tha se në territorin e Shqipërisë nuk do të futen kurrë, kurrë pesticide kancerogjen dhe asnjë lloj imputi bujqësor që nuk tregtohet në 2-3 vende të Bashkimit Europian.

“Do të subvencionojmë çdo fidan, çdo kokë bagëti, çdo njëri prodhimi, se ne do të 5-fishojmë subvencionet për fermerët në mënyrë që ata të marrin ato subvencione që merr fermeri në Maqedoni, Kosovës, Serbi e Mal të Zi.

I garantoj fermerët se linja e kreditit të butë, në të cilën qeveria do të paguajë 80% të interesave do të instalohet menjëherë me bankën e re të zhvillimit që do krijojmë.

I siguroj fermerët se në territorin e Shqipërisë nuk do të futen kurrë, kurrë pesticid kancerogjen dhe asnjë lloj imputi bujqësor që nuk tregtohet në 2-3 vende të Bashkimit Europian. Garanci të plotë për prodhimet e tyre”, u shpreh Berisha.

Berisha shtoi më tej me ardhjen e tij në pushtet nuk do të ketë Ballkan të Hapur dhe se Shqipëria do të bëhet një vend prodhues.

“I garantoj fermerët e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë se do të mbrohet, do të ketë mbrojtje sezonale për prodhimet e tyre, se çdo vend në botë i mbron në sezon, prodhimet e fermerëve të vet, përveç këtyre që hapën kufijtë për Ballkanin e Hapur dhe falimentuan me qindra e mijëra ferma, përgjysmuan bagëtitë dhe prodhimin.

Ballkani i hapur në kosh përfundon. Asnjë ditë nuk do të zbatohet pas ardhjes në pushtet.

I garantoj fermerët se të gjitha shërbimet dhe ekstensionet do ti kenë falas dhe se taksa armiqësore, asimetrike, TVSH e njëashme merr fund javën e parë të qeverisjes. Do të jetë simetrike, në mënyrë që paratë të mbeten jo te grosisti, por të shkojnë tek fermeri.

Pas Ballkanit të Hapur këta vendosën një taksë që nuk e ka kush në botë, taksë të njëashme, tek grumbulluesi dhe ai ka më interes të blejë mallra importi se të blejë prodhimet e Lezhës, të Zadrimës. Merr fund. Pra ne jemi të vendosur të prodhojmë, të prodhojmë kudo. Ne i rikthehemi fuqishëm prodhimit”, tha më tej Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme