Bioteknologjia do të rikthejë speciet e zhdukura

A mund të ringjallen speciet e zhdukura? Një firmë bioshkencore njoftoi të hënën planet për të të përdorur teknologjinë në zhvillim që do të rikthejë mamuthin me lesh të tundrës arktike.
Kompania e re Colossal, duke përfituar nga një partneritet me një gjenetist të Harvardit, tha se përpjekja e saj për rikthimin e specieve ka potencialin për të gjeneruar një model pune për restaurimin e ekosistemeve të dëmtuara ose të humbura dhe në këtë mënyrë të ndihmojë në ngadalësimin apo edhe ndalimin e efekteve të ndryshimit të klimës.
Mamuthët me lesh kanë jetuar në pjesën më të madhe të Arktikut dhe bashkëjetuan me njerëzit e hershëm. Ata u zhdukën rreth 4 000 vjet më parë. Për dekada të tëra, shkencëtarët kanë mbledhur elementë mamuthësh si: eshtra, dhëmbë dhe flokë për të nxjerrë dhe provuar të rendisin ADN-në e tyre. Colossal thotë se synon t’i fusë sekuencat e ADN-së të mamuthëve me lesh në gjenomin e elefantëve aziatikë, për të krijuar një “hibrid elefant-mamuth”, raporton phys.org. Elefantët aziatikë dhe mamuthët me lesh ndajnë 99.6 përqind përbërje të ngjashme të ADN-së. Modelet e mëdha të migrimit të mamuthit me lesh u panë si kritike për ruajtjen e mjedisit të rajonit të Arktikut.
Kolosal thotë se rikthimi i këtyre kafshëve, ka potencialin për të rikthyer kullotat arktike, një rajon i gjerë i cili mund të luftojë efektivisht ndryshimet klimatike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




