Biznesmeni milioner vozit mbi 400 km/h në autostradë, reagon policia gjermane

Lifestyle | 5 vite më parë

Policia gjermane ka nisur një hetim kundër multimilionerit çek Radim Passer, i cili voziti 417 km/h në autostradën gjermane dhe më pas u mburr për këtë në YouTube. Edhe pse nuk ka kufizime të shpejtësisë në autostradat gjermane, garat janë të ndaluara.

Sipas ligjit gjerman, të ashtuquajturat gara individuale janë gjithashtu të ndaluara nëse një shofer e drejton me shpejtësi të parregulluar automjetin, duke shkelur rëndë rregullat dhe në mënyrë të pamatur ta arrijë shpejtësinë më të lartë të mundshme, tha policia në Magdeburg.

Videoja, e postuar nga Radim Passer në kanalin e tij në YouTube, tregon makinën sportive Bugatti Chiron duke lëvizur përgjatë autostradës gjermane A2 nga Berlini në Hanover me shpejtësi deri në 417 km/h. “Shoferi lejohet të ngasë me shpejtësinë me të cilën është e mundur të drejtojë veturën”, thuhet në deklaratën e Policisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme