Blinken bisedon me homologët turq, kinezë dhe sauditë: Ndaloni Iranin, të mos përshkallëzojë konfliktin në Lindjen e Mesme

Botë | 3 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka biseduar me ministrat e Jashtëm të Turqisë, Kinës dhe Arabisë Saudite për t’u thënë se vendet duhet t’i kërkojnë Iranit që të mos përshkallëzojë konfliktin në Lindjen e Mesme pas kërcënimeve të bëra nga Teherani kundër Izraelit.

“Përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt dhe se vendet duhet t’i kërkojnë Iranit të mos përshkallëzojë konfliktin. SHBA janë angazhuar gjatë me aleatët dhe partnerët evropianë ditët e fundit”, u shpreh zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Miller.

Blinken foli me ministrin izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant për të përsëritur mbështetjen e SHBA për Izraelin kundër këtyre kërcënimeve dhe gjithashtu theksoi “rëndësinë që Izraeli të përmbushë angazhimet që kryeministri Netanjahu i bëri Presidentit Biden javën e kaluar për të përmirësuar ofrimin e ndihmës humanitare në Gazë dhe për të vendosur masa të zgjeruara kundër konfliktit dhe koordinimit”, tha Miller.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme