Boeing 787-900 bën ulje emergjente në aeroportin kanadez, avioni ishte në një fluturim Paris-Seattle

Një Boeing 787-900 i Air France në një fluturim Paris-Seattle u devijua në një aeroport kanadez pas “nxehjes në kabinë”, tha linja ajrore franceze, e cila deri më tani nuk ka identifikuar ndonjë dëmtim.
“Air France konfirmon se ekuipazhi i fluturimit AF338 më 7 maj 2024 nga Parisi në Seattle me një Boeing 787-900 vendosi të ndalonte për në aeroportin Iqaluit në Kanada pasi u ndje një erë djegieje e materialeve në kabinë”, njofton linja ajrore.
“Ky vendim është marrë në përputhje me procedurat e fluturimit, udhëzimet e kompanisë dhe në zbatim të parimit të kujdesit pë pasagjerët. Avioni u ul normalisht në Iqaluit në orën 10:44 të së martës”, sqaron njoftimi.
“Kontrollet e para nga inxhinieri i Air France që mbërriti në vendngjarje nuk tregojnë për momentin ndonjë anomali. Kontrollet janë në vazhdim” tha një përfaqësues i Air France.
Boeing po kalon një periudhë të vështirë që është shënuar nga shumë incidente. Tre nga katër modelet e avionëve komercialë të prodhuar sot nga Boeing janë gjithashtu zyrtarisht nën hetim nga Administrata e Aviacionit Civil të SHBA-së (FAA), mes tyre edhe 787 “Dreamliner”.
“Air France po ndjek me përpikëri udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve franceze dhe ndërkombëtare. Nuk ka pasur asnjë rezervë në lidhje me flotën Boeing 787 dhe 777 të përdorur nga kompania jonë” bëri të ditur Air France.
/ rtsh. al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




