Borrell: Popullsia e Gazës në rrezik, të veprojmë sa më parë

Botë | 3 vite më parë

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se mbijetesa e popullsisë në Gaza është në rrezik. Borrell e bëri këtë deklaratë pasi u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në Departamentin e Shtetit.

“Ne duhet të veprojmë. Vetë mbijetesa e popullsisë në Gaza është në rrezik sot”, tha Borrell.

Borrell falënderoi Blinkenin për përpjekjet e tij për ndihmën humanitare në Gaza, por gjithashtu bëri presion që rrugët për në Gaza nga toka duhet të hapen.

“Ne duhet të pastrojmë lidhjen humanitare përmes detit, me ajër, kjo është mirë. Kjo nuk mjafton. Ju nuk mund të zëvendësoni qindra kamionë duke dërguar parashuta. Gjëja më e rëndësishme është hapja e kufijve nga toka. Dhe vazhdoni të punoni, ose filloni të punoni për një zgjidhje me dy shtete që ne të dy – SHBA dhe BE – e mbështesin. Mënyra e vetme për paqe të qëndrueshme”, tha Borrell.

Ndërka,q SHBA po ecën përpara me një plan për të krijuar një rrugë të përkohshme në brigjet e Gazës për dërgimin e ndihmave, por Pentagoni tha se do të duhen rreth 60 ditë që ajo të përfundojë dhe të funksionojë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme