Bujqësia gjithnjë e më pak krahë pune. Sigurimi i punëtorëve, sfida kryesore e fermerëve

Numri i punonjësve në sektorin e bujqësisë në qarkun e Shkodrës po zvogëlohet gjithnjë dhe me shumë, duke sjellë vështirësi për fermerët që kanë investuar në kultura të ndryshme.
Në zonën e Malësisë së Madhe, ku shumica e fermerëve merren me kultivimin e bimëve medicinale, mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në një problem madhor.
Përveç vështirësive për të gjetur treg për prodhimet e tyre, tani ata po përballen edhe me pamundësinë e sigurimit të krahut të punës.
“Fuqia punëtore ka ikur. Një grua po të duhet të korrë sherbelë, dhe ato janë nga 50 vjeçe, nga 25 mijë lekë [të vjetër] i bën furgoni,” thotë fermeri nga Malësia e Madhe, Isa Ramekaj.
“Po mbarohet krahu i punës, sepse njerëzit kanë ikur dhe do të detyrohemi të gjejmë alternativa të tjera. Unë kam djalin. Edhe ai është marrë me punë dore, me shërbim. Edhe ai do të detyrohet të ikë,” shton fermeri Sherif Haxhia.
Sipas të dhënave të regjistrimeve të popullsisë, nga viti 2011 deri në vitin 2023, nga Malësia e Madhe janë larguar mbi 15.300 banorë.
Kjo tkurrje demografike ka ndikuar drejtpërdrejt në mungesën e fuqisë punëtore në bujqësi.
Gazetar: Altin Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





